Keto dite Regjisori dhe studjuesi Roland Sejko ne bashkepunim me Arkivin e Filmit prezantoi filmat "Duel i Heshtur" dhe "Horizonte te Hapura" ne Festivalin e Kinemase Evropiane ne Paris duke hedhur drite pikerisht mbi nje moment te rendesishem te kinematografise sone, por edhe te vecante ne krijimtarine e ketyre dy autoreve te paperseritshem.
Dhimiter Anagnosti dhe Viktor Gjika ishin dy te rinj te ndrojtur por me nje thes me endra kur shkuan ne shkollen e pare te kinematografise ne bote. E hapur ne vitin 1919, Instituti i Kinematografise Gerasimov ne Moske, ndryshe e quajtur VGIK, mund te konsiderohej njekohesisht edhe shkolla me e mire e filmit ne bote ne ate kohe. Disa nga emrat e regjisoreve te medhenj qe jane lidhur pazgjidhshmerisht me kete shkolle jane, Sergei Eisenstein, Lev Kuleshov, Vsevolod Pudovkin, Andrei Tarkovsky, Sergei Parajanov, Aleksandr Sokurov, Sergei Bondarchuk, Andrei Konchalovsky, Nikita Mikhalkov, etj.
Ne listen e "notable alumni" te publikuar nga instituti VGIK mund te gjeni edhe Dhimiter Anagnostin tone krahas regjisoreve te tjere qe kane lene gjurme ne historine e kinematografise boterore me krijimtarine e tyre. Profesori i Dhimiter Anagnostit dhe Viktor Gjikes ishte Eduard Tisse, drejtori i fotografise se Sergei Eisenstein. Ndjeja neper koridore prezencen e Eisenstein ndonese ai kishte vdekur, me ka thene njehere Anagnosti.
Dy djemte nga Shqiperia e varfer njeri nga Vunoi dhe tjetri nga Korca deshmuan shume shpejt aftesi te spikatura midis gjithe studenteve te tjere. Ata punonin gjithmone bashke dhe kjo i ndihmoi shume. Filmi i tyre i shkurter i realizuar ne shkolle "Njeriu kurrë nuk vdes" (1961) bazuar ne tregimin e Hemingway, u vlerësua me “Çmimin e Parë” në Festivalin e Shkollave Kinematografike në Hollandë (1961).
Gjithmone kam menduar se ndoshta po te kishin qendruar ne Rusi ose akoma me mire sikur te kishin patur mundesine te dilnin ne perendim jashte kampit komunist, fati i tyre artistik do te kishte marre nje tjeter perspektive. Mbyllja dhe izolimi qe pesoi Shqiperia komuniste ne ate kohe i hoqi atyre mundesine e nderkombetarizimit te vepres se tyre. Gjithashtu izolimi i Shqiperise penalizoi kete investim qe kultura shqiptare kishte perfituar nga arsimimi i ketyre studenteve ne shkollat me te mira, qe i bente ata te ishin nje aset i rendesishem kulturor kombetar.
Pas studimeve ne Moske ata u kthyen ne Shqiperi dhe filluan angazhimin e tyre aktiv ne Kinostudion "Shqiperia e Re". Realizuan se bashku si drejtor fotografie filmat "Debatik" ne vitin 1961 dhe "Toka Jone" 1964, te dy me regjine e Hysen Hakanit.
Ne vitin 1966 realizojne te dy per here te pare regjine e nje filmi te gjate: "Komisari i Drites" ku ishin njekohesisht te dy edhe drejtore te fotografise. Ky film do te shenonte edhe heren e fundit kur Anagnosti dhe Gjika punuan se bashku. Pas kesaj te dy realizuan filmin e tyre te pare te gjate te pavarur nga njeri tjetri. Anagnosti realizoi ne vitin 1967 regjine per "Dueli i Heshtur" me skenar nga Nasho Jorgaqi dhe Gjika realizoi ne vitin 1968 regjine per "Horizonte te Hapura" me skenar nga Dritero Agolli.
Te dy filma me det, qe bazoheshin ne histori reale, por qe ilustronin me se miri natyren e sejcilit, njeri introvers me pak personazhe pak dialog gati me nje lokacion dhe tjetri ekstrovers me shume personazhe, skena dhe dialog. Te dy e kishin te pashmangshme qasjen politike ne ate kohe por sejcili e sjell sipas menyres se tij duke ofruar nje larmi karakteresh dhe ndjesish njerzore qe te ben te reflektosh per shoqerine shqiptare te kohes.
Dueli i heshtur eshte nje film i ndertuar kryesisht ne nje anije te vogel ushtarake ku kater personazhe popullojne ate ambjent te vogel klaustrofobik te mbarsur mjeshterisht me konflikte te forta karakteriale. Leva patriotike eshte gjetur zgjuarsisht si nje movent i rendesishem qe justifikon konfliktin e ashper, duke e eklipsuar disi konfliktin politik te vete ngjarjes qe trajton. Fotografia e Petraq Lubonjes sigurisht nen influencen e Anagnostit ofron nje qasje estetike me impakt te forte emocional. Kolona zanore bazohet mbi simfonine festive, kryevepren e Nikolla Zoraqit qe mund te konsiderohet si fillimet e nje plejade bashkepunimesh te suksshme te regjisoreve dhe kompozitoreve qe zbuluan potencialin dhe e kthyen muziken e filmit nje nga komponentet me te rendesishem te kinematografise tone.
Horizonte te hapura eshte nje film diametralisht i ndryshem, masiv me shume karaktere, me temen heroike te impenjimeve social politike te asaj kohe. Sa patetike tema por aq i ndjeshem trajtimi, ku humanizmi dhe njerezorja, duket se ishin celesi nepermjet te cilit mjeshterisht zberthehet qendrimi artistik dhe regjisorjal ne kete veper, qe ndryshe do te ishte promovues i nje politike impenjative te kohes.
Fotografia e realizuar nga vete Viktor Gjika dhe muzika e realizuar nga Limos Disdari kompletojne me se miri vepren ne aspektin audiovisual. Te dy keta krijues te ndricuar i kane dhene nje dimension te tyrin kinematografise tone duke sjelle ate formim te larte profesional, artistik dhe njerezor qe moren se bashku ne formimin e tyre shkollor.
Ndonese diametralisht te ndryshem ata ne nje fare menyre ishin komplimentare te njeri tjetrit me krijimtarine e tyre dhe pa frike mund ta themi qe nese sot ka nje kinematografi ne Shqiperi, kjo eshte edhe fale kontributit te krijimtarise se tyre.