Pas një periudhe të gjatë kohore në të cilën kam marrë pjesë në mjaft ekspozita kolektive brenda dhe jashtë vendit ju dorëzova tundimit për të hapur për herë të parë një ekspozitë personale, e cila organizohet në Galerine FAB në kryeqytet, pjesë e Fakultetit të Arteve të Bukura në Universitetin e Arteve.
I jam rikthyer impenjimit aktiv me pikturën pas një shkeputje shumë vjecare dhe në këtë rikthim unë propozoj një këndvështrim komplet të ri për mua, totalisht i bazuar mbi abstrakten. Artet në përgjithësi dhe piktura në vecanti janë të bazuara mbi simbiozen e kreativitetit dhe mjeshterisë. Ndërsa kreativiteti është i vazhdueshëm dhe ''rrjedh'' edhe kur artisti nuk punon, mjeshteria përthahet dhe varfërohet nga mungesa e ushtrimit të profesionit.
Pas rikthimit u përballa pikërisht me këtë vështirësi të cilën e tejkalova falë një pune të gjatë për të rifituar aftësinë që e kisha humbur ndërkohë. Në harkun e dy viteve realizova rreth 300 punime në teknika të ndryshme, në telajo kryesisht, por disa edhe në karton e letër. Ishte një fillim i ri me principe krejt të reja.
Ka qenë një proces intensiv me ulje dhe ngritje që më mundësoi të eksperimentoj kërkime formale që nuk i kisha tentuar kurrë më parë. E gjithë njohja teknike e akumuluar ndër vite studimi më parë dhe vite pune më vonë u rikthye dhe u plazmua si kurrë më parë në pikturën time.
Kompozimi, forma (shape), teknikën piktorike, raporti koloristik, kontrastet, disonancat, frakturat, penelatat, velaturat, ritmi dhe ekspresiviteti janë disa nga elementet që unë kam si objekt studimi dhe eksperimentimi në punën time të përfshirë në këtë periudhë kohore.
E gjitha kjo erdhi e papritur dhe e pa menduar.
Nuk ka narracion në pikturën time.
Mund të konsiderohen edhe klasike pikturat që bej edhe pse mungon figurativja në to. Kur them klasike i referohem teknikës që unë përdor në disa piktura ose në disa pjesë të tyre. Respektimi i kritereve teknike të pikturës klasike, vendosur përballë arbitraritetit të një teknike totalisht agresive që nuk i respekton këto regulla, krijon kontraste të forta dikotomie në formën e shprehjes artistike.
Nëse krijimtaria ime ndahet në dy pjesë, mund të konstatoj një diference të madhe mes tyre.
Kisha qenë figurativ në perjudhen time të parë dhe papritur u gjenda abstrakt në periudhen e dytë.
Arti abstrakt bën pjesë tek arti që gjen vështirësi në komunikimin me publikun dhe natyrshëm nuk pëlqehet nga ata që kërkojnë nga arti vetëm kuptimin, pasi mungesa e interest apo edhe e kultivimit nuk i lejon ta ndjejnë atë lloj arti që përpiqet të trajtojë formën në vetvete të shveshur nga përmbajtja.
Arti është ndjesi përpara se të jetë kuptim.
Piktura sikundër muzika ka të drejtën legjitime të përcjellë ndjesi. Nëse piktura nuk mund ta bëjë këtë, cdo lloj kuptimi sado sublim të përpiqemi t'i japim, ajo, piktura do të mbetet vetëm një ilustrim i idesë së autorit.
Piktura mund të bazohet mbi hedonistikën pa patur nevojë domosdoshmërisht për përmbajtjen.
Piktura mund të kërkojë harmoninë e ngjyrave sikundër muzika kërkon harmoninë e notave.
Piktura abstrakte është si muzika xhaz ku artisti improvizon mrekullisht pa partiturë duke i nxjerrë veglës tingujt më virtuozë të mundshëm që në kushte të tjera do ta kishte të pamundur t'i krijonte. Ky kombinim ndodh vetëm njëherë dhe është i papërsëritshëm, dhe çdo herë që luhet arrihet një kombinim i ri po kurrsesi i njëjti.
Titulli i kësaj ekspozite është: DIKOTOMI
(Dichotomy, a division or contrast between two things that are or are represented as being opposed or entirely different)
Ky titull korrespondon simbolikisht në shumë aspekte me dualizmin që më rrethon mua si individ, por edhe vetë pikturën time. Për shëmbull në ndarjen e figuratives që unë kam përqafuar dikur si formë të shprehjes artistike dhe abstraktes aktuale që po trajtoj në këtë fazë të re të krijimtarisë time.
Gjithashtu angazhimi im professional ka marrë formën e një dikotomie të vërtetë pasi është ndarë prej vitesh tashmë midis filmit, pikturës, fotografisë organizimit të eventeve dhe mësimdhënies.
Edhe forma e ekspozimit të pikturave është e tillë ku dy ose më shumë telajo apo piktura do të jenë të ekspozuara në një kornizë të përbashkët si një punë e vetme e përbërë nga dy ose më shumë krijime të ndryshme, që shpesh kontrastojnë ose kompensojnë njëra tjetrën.
Këtë ekspozitë e konsideroj si një moment të rëndësishëm për mua pasi është një përmbledhje e punës intensive të këtyre 4 viteve të fundit, ndaj do të doja ta ndaja me kolegët artistë, pedagogët, studentët e Universitetit të Arteve dhe dashamirët e artit.
Ilir Butka
Maj, 2024
***************************************
After a long period of time in which I participated in many collective exhibitions at home and abroad, I gave in to the temptation to open a personal exhibition for the first time, which is organized at the FAB Gallery in the capital, part of the Faculty of Fine Arts at the University of the Arts.
I have returned to active engagement with painting after a long break and in this return I propose a completely new perspective for me, totally based on the abstract.
I had left my early passion and profession of painting with the thought that one day I would return, with the certainty that painting would always be there waiting for me with loyalty and tolerance for the "betrayal" suffered. Arts in general and painting in particular are based on the symbiosis of creativity and craftsmanship. While creativity is continuous and "flows" even when the artist is not working, craftsmanship is withered and impoverished by the lack of practicing the profession.
After my return, I was faced with exactly this difficulty, which I overcame thanks to a long work to regain the ability I had lost in the meantime. In the span of two years, I made about 300 works in various techniques, mainly on canvas, but some also on cardboard and paper.
It was a new beginning with brand new principles.
It has been an intense process of ups and downs that allowed me to experiment with formal research that I had never attempted before. All the technical knowledge accumulated during the years of study before and years of work later came back and plasma like never before in my painting.
Composition, form (shape), pictorial technique, color ratio, contrasts, dissonances, fractures, brush strokes, veils, rhythm and expressiveness are some of the elements that I have as an object of study and experimentation in my work included in this time period.
All this came suddenly and without thought. There is no narration in my painting. The paintings I make can also be considered classic even though there is no figurativeness in them. When I say classic I refer to the technique that I use in some paintings or in some parts of them. Respecting the technical criteria of classical painting, set against the arbitrariness of a totally aggressive technique that does not respect these rules, creates strong dichotomy contrasts in the form of artistic expression.
If my creativity is divided into two parts, I can find a big difference between them.
I had been figurative in my first period and suddenly found myself abstract in the second period.
Abstract art is part of the art that finds difficulty in communicating with the public and is naturally not liked by those who seek only meaning from art, since the lack of interest or even cultivation does not allow them to feel the kind of art that tries to deal with the form itself. stripped of content.
Art is sensation before it is meaning.
Painting, like music, has a legitimate right to convey feelings. If the painting cannot do this, no matter how sublime the meaning we try to give it, the painting will remain only an illustration of the author's idea.
Painting can be based on hedonistics without necessarily needing content.
Painting may require the harmony of colors as music requires the harmony of notes.
Abstract painting is like jazz music where the artist improvises wonderfully without a score, bringing out the most virtuosic possible sounds from the instrument that would otherwise be impossible to create. This combination occurs only once and is unrepeatable, and each time it is played a new but never the same combination is achieved.
The title of this exhibition is: DICHOTOMY
(Dichotomy, a division or contrast between two things that are or are represented as being opposed or entirely different)
This title symbolically corresponds in many aspects to the dualism that surrounds me as an individual, but also my painting itself. For example in the separation of the figurative that I once embraced as a form of artistic expression and the current abstract that I am dealing with in this new phase of my creativity.
Also, my professional commitment has taken the form of a real dichotomy as it has been divided for years now between film, painting, photography, organizing events and teaching.
Even the form of exhibition of paintings is such that two or more canvases or paintings will be exhibited in a common frame as a single work consisting of two or more different creations, which often contrast or offset each other. .
I consider this exhibition as an important moment for me as it is a summary of the intensive work of these last 4 years, so I would like to share it with fellow artists, lecturers, students of the University of Arts and art lovers.
Ilir Butka
May, 2024