Ky postim i Emes me solli ne kujtese nje nga momentet me interesante te krijimtarise sime, kesaj radhe ne rolin e skenografit te monodrames 4 48 Psychosis by Sara Kane.
Fragiliteti (thyeshmeria) e personazhit (Sara) u nenvizua nga perzgjedhja e materialit skenografik. Cdo gje ne skene ishte xham pervec karriges plastike qe ishte transparente dhe imitonte mrekullisht xhamin.
Personazhi gjithe kohen levizte mbi nje planshet xhami qe te krijonte ndjesine e nje bazamenti te paqendrueshem, nje bazament psiqik te thyeshem.
Kjo shfaqje ishte vazhdimi i nje bashkepunimi te hershem me mikun tim te vjeter Alfred Trebicka me te cilin kishim bashkepunuar qe ne vitet e studimit ne Akademine e Arteve.
Faleminderit Ema Andrea per publikimin!
E kam kerkuar gjithandej dhe nuk gjeja dot nje foto apo video nga kjo shfaqje. Kujtimet me te mira per shfaqjen, spektaklin dhe suksesin e saj ne nje prej festivalet me te rendesishme nderkombetare te teatrit modern, BITEF, ku ti u mbulove leteralisht me karafila te kuq nga publiku.
Per here te pare ne Shqiperi me ndihmen e mikut tone Agim Buxheli realizuam ate qe e quajtem Urban Teater, ku shfaqja qe po jepej ne Bllack Box ne Akademine e Arteve, u projektua live ne nje stacion autobuzi ne Bllok, nen regimet e publikut te rastesishem qe kalonte dhe qendronte aty per minuta te tera. Nuk kam per ta harruar nje grua te ngarkuar me dy torba te renda ne duar qe ishte gozhduar para projeksionit pa gjetur forcen te largohej nga performanca mbreselenese.